Covid-19 në Shqipëri/ Ulet fuqia e infektimit dhe numri i të prekurve, rritet ai i viktimave. Ja bilanci i MSH për 24 orët e fundit…

Janë përgjysmuar infektimet me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 167 raste të reja nga 321, që ishin një ditë më patë.

Ndërkohë është rritur numri i viktimave ku 5 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19, nga 2 që ishin një ditë më parë.

COVID-19

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,383 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 167 qytetarë, në këto bashki: 44 në Tiranë, 15 në Vlorë, 12 në Berat, 9 në Durrës, 7 në Kuçovë, 6 në Vorë, Dibër, 5 në Divjakë, Himarë, 4 në Lushnje, 3 në Shkodër, Kavajë, Mat, Mallakastër, Sarandë, Devoll, Dimal, Skrapar, Elbasan, Gramsh, 2 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Librazhd,1 në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Fier, Delvinë.

Janë 5,129 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 121 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Korça 61 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 67 vjeç dhe 81 vjeç, një qytetar nga Durrësi 71 vjeç, një qytetar 72 vjeç nga Mallakastra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 253 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,386 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          167

Të shëruar në 24 orë       253

Të shtruar në spitale       121

Humbje jete në 24 orë    5

Testime ditore                 1,383

Testime totale              1,460,890

Raste pozitive                207,709

Raste të shëruara          199,386

Raste Aktive                      5,129

Humbje jete                      3,194

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2,381

Fier                 579

Durrës             397

Shkodër          349

Elbasan           321

Vlorë                262

Berat               247

Gjirokastër     196

Lezhë              136

Korçë               103

Kukës               82

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *