Covid-19/ MSH: 31 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e Covid-19 në vendin tonë.

Me anë të një njoftimi zyrtar MSH raporton se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Sakaq raportohet se nga 581 testime rezultuan 31 qytetarë të invektuar me virusin covid-19.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 581 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 31 qytetarë, në këto bashki:

15 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Delvinë, Këlcyrë, nga 1 qytetarë në Vau Dejës, Tropojë, Lezhë, Krujë, Fier, Selenicë, Sarandë, Gjirokastër, Poliçan, Peqin.

Janë 238 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,870 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 26 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 31

Të shëruar në 24 orë 39

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 581

Testime totale 1,995,147

Raste pozitive 331,701

Raste të shëruara 327,870

Raste Aktive 238

Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 160

Fier 15

Vlorë 18

Gjirokastër 12

Berat 10

Durrës 7

Shkodër 7

Elbasan 4

Lezhë 4

Kukës 1.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *