Shqipëria ndahet në “paqe” me Arabinë Saudite, barazon me shifrat 1-1

Shqipëria ka barazuar 1-1 me Arabinë Saudite në miqësoren e luajtur në Abu Dhabi.

Në 45 minutat e para kuqezinjtë patën rastet e tyre. Fillimisht ishte Bitri që kishte mundësinë për të ndëshkuar kundërshtarët, ndërsa më pas Xhixha në minutën e 39-të shpërdoron para porte.

Kur nuk shënon, e pëson. Vendasit e Arabisë Saudite realizojnë të parët në minutën e 42-të me Saleh Alshehri, i cili shndërron në gol një penallti. Portieri Kastrati kuptoi krahun, por nuk priti dot goditjen e lojtarit 28-vjeccar.

Pjesa e dytë nis me ndërrimet për Edy Rejan. Kombëtarja jonë vendos ekuilibrat me Bekim Balaj, me këtë të fundit që “tundi rrjetën” pasi u kuptua mirë me Odise Orishin.

Minuta e 64-t sheh Xhuliano Skukën protagonist, sulmuesi nuk u koordinua mirë dhe goditja me kokë s’ishte ajo që duhej.

Në minutat e mbetura nuk ndryshoi rezultati, me të dy skuadrat që mbyllin sfidën në paqe 1-1.

Teste të tjera që tashmë janë të konfirmuara për Shqipërinë janë Italia (16 nëntor) dhe Armenia (19 nëntor).

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *