Covid-19/ MSH: 20 raste pozitive dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me rastet e infektimit nga Covid-19.

Mësohet se kanë rezultuar pozitivë 20 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit.

Sakaq janë shëruar shëruar 19 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,757 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 596 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 20 qytetarë, në këto bashki:

6 në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Skrapar, nga 2 qytetarë në Lezhë, Sarandë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Vlorë, Gjirokastër. Janë 244 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,757 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 21 Tetor 2022)

  • Raste të reja ditore 20
  • Të shëruar në 24 orë 19
  • Të shtruar në spitale 2
  • Humbje jete në 24 orë 0
  • Testime ditore 596
  • Testime totale 1,992,893
  • Raste pozitive 331,593
  • Raste të shëruara 327,757
  • Raste Aktive 244
  • Humbje jete 3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 173
  • Fier 19
  • Vlorë 13
  • Berat 10
  • Gjirokastër 7
  • Shkodër 6
  • Elbasan 6
  • Durrës 5
  • Dibër 3
  • Lezhë 2

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *