Aksident i frikshëm/ Po shisnin fruta-perime, burri përplas me makinë bashkëshorten, “Pedalja e gazit kishte ngecur”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në tregun e fruta perimeve në Kalabaka të Greqisë, kur bashkëshorti i të moshuarës , 80-vjeçare fatkeqe humbi drejtimin e mjetit bujqësor, e për pasojë përplasi dhe tërhoqi zvarrë me makinë të shoqen, djalin e tij dhe 2 kalimtarë rastësorë.

Sipas informacioneve që mediat greke raportojnë gjendja shëndetësore e të birit dhe 2 kalimtarëve paraqitet e qendrueshme.

Për fat të keq bashkëshortja nuk ia doli. Sipas dëshmitarëve okularë çifti kishte shkuar të tregu fruta perimeve bashkë me të birin për të shitur prodhimet e tyre.Në momentin e tragjedisë ata po ngarkonin në makinë mallin që u kishte mbetur pa shitur. Pasi përplasi nënë e bir dhe kalimtarët, fermeri ka dalë i panikosur nga mjeti, ku mes lotësh ka thënë: “ vrava gruan time”.

Sipas dëshmisë, shoferi i makinës bujqësore ka thënë se pedalja e gazit kishte ngecur. Kjo ka qenë sipas tij arsyeja e aksidentit. Policia greke po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *