Çfarë e lidh kompaninë e identifikimit elektronik me Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeu?

Kompania “Smartmatic International B.V” e kontraktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri për të verifikuar votuesit në mënyrë elektronike ka një histori të dyshimtë në Kenia. Në Zgjedhjet lokale të 14 majit, pajisjet për verifikimin elektronik të votuesve shqiptarë dështuan duke ngritur pikëpyetje për investimin 6 milionë dollarë me taksat e qytetarëve.

Megjithatë incidenti i 14-Majit që nuk e ngarkon me përgjegjësi kompaninë, por Celibashin mesa duket e ndjek këtë kompani dhe në vende si Afrika.

Korrikun e kaluar tre nga punonjësit “Smartmatic International B.V” e saj u arrestuan në Aeroportin Ndërkombëtar Jomo Kenyatta të Kenias në Afrikë shkruan e përditshmja keniane “The Informer”.

Të tre personat u arrestuan pasi u gjetën me afishe që i përkisnin Komisionit të Pavarur Zgjedhor përpara Zgjedhjeve të Përgjithshme të 9 gushtit 2022 në Kenia.

Në dallim nga Celibashi që nuk dha shpjegime sepse nuk funksionuan 6 milionë dollarë investime, homologu i tij kenian, kryetari i IEBC, Wafula Chebulakati doli të mbronte Komisionin duke pretenduar se kishte kontraktuar ligjërisht kompaninë për të furnizuar, shpërndarë, instaluar, testuar, komisionuar, mbështetur dhe mirëmbajtur Sistemin e Menaxhimit të Integruar të Zgjedhjeve në Kenia.

Por zëdhënësi i Policisë Kombëtare në Kenia, Bruno Shioso tha se arrestimi ishte i nevojshëm për shkak të ndjeshmërisë së materialit zgjedhor që kishin tre punonjësit e Smartmatic.

“Arrestimet janë kryer me kujdesin e duhur. Afishet në fjalë nuk janë deklaruar sipas ligjit”, tha Shioso për median keniane “The Informer”.

Ai theksoi se policia nuk ishte njoftuar paraprakisht për një import të tillë për të siguruar sigurimin dhe shoqërimin e nevojshëm sipas procedurës standarde.

Por nëse në Afrikë arrestohen njerëz, në Shqipëri do merret ekspertizë e huaj për të përcaktuar problemin se pse nuk funksionuan pajisjet e shtrënjta ditën e zgjedhjeve në 14 maj.

Pikërisht këto fjalë kanë dalë nga goja e kryetarit të KQZ-së Ilirjan Celibashi, i cili duke ndjerë presionin nga opinioni publik dhe media përdori formulën klishe me “të huaj” që sjell në skenë politika për të mbuluar zullumet e veta.

Tenderi i fituar nga kompania “Smartmatic International Holding B,V”.

Vet historia me tenderin është një maskaradë sepse nuk kemi patur garë, por show për të mbuluar faktin se tenderi ishte i përcaktuar se kush do e fitonte nga kompanitë.

Aksioneri dhe pronari kryesor i kompanisë “Smartmatic International Holding B.V” është Antonio Jose Mugica Rivero, një shtetas spanjoll sipas të dhënave nga regjistri publik i kompanive.

Në tenderin e finalizuar marsin e kaluar morën pjesë kompanitë “CGTS Corp Inc” dhe “R&T” shpk, të cilat kishin probleme të shumta.

Kompania “CGTS Corp Inc” bëri ofertë me vlerë 14,4 milionë dollar , pra mbi fondin limit të vendosur nga KQZ-ja duke u skualifikuar automatikisht. Ndërkohë “R&T” shpk kishte mungesa të konsiderueshme në dokumentacion, duke garuar kundra një kompanie që ka eksperiencë ndërkombëtare e papërgatitur.

Mungesa e garës na zbulon se rreth kësaj kompanie ka element të dyshimtë që gjenden tek të dhënat në Qendrën e Biznesit.

Kompania ka adresë identike me kompaninë “Mar.med.Services”, e cila sipas të dhënave në web shkruan Spital Amerikan 2. Megjithatë kompanitë ndajnë të njëjtin kat, të njëjtën zyrë si dhe të njëjtin numër kontakti.

Doktori që ka kompaninë në të njëjtën adresë me kompaninë “Smartmatic International B.V”.

Këtu lind pyetja, çfarë e lidh kompaninë “Mar.med.Services” me kompaninë që mori 6,3 milionë dollarë për verifikimin që nuk u bë kurrë?

Ne shfletuam të dhënat e kompaninë “Mar.med.Services” dhe zbuluam se pronari i saj ishte Christos Maroudis.

Dr. Christos Maroudis është drejtues i departamentit të Kirurgjisë Endoskopike pranë Spitalit Amerikan, i cili është në pronësi të Oligarku të Shëndetësisë Klodian Allajbeu, i famshëm për kompanitë e tij offshore dhe manovrat për të fshehur lëvizjet financiare brenda Shqipërisë.

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *