Bora Zemani rikthehet në “Për’Puthen”, ky është mesazhi që jep moderatorja

Moderatorja e njohur Bora Zemani, tashmë do të rikthehet si prezantuese në “Për’Puthen”. Vetë ajo, ka publikuar disa foto në Instagram pak momente më parë, e cila shkruan: “U përputha prapë me Për’Puthen. Ky do të jetë një dhjetor festiv me kërcime në “Dancing With The Stars” dhe dashuri në Për’Puthen”.

Epo mesa duket Borës nuk i “ndahet shpirti nga dashuria e saj e vjetër”: Për’Puthen.

Rikujtojmë se, së fundmi, moderatorja Ori Nebijaj ka dhënë intervistën e saj të parë që pasi pranoi mandatin e deputetes duke hequr dorë nga emisioni “Për’puthen.”

Që në nisje të intervistës Ori u shpreh: “Do jem gjithmonë Ori, nuk dua që kjo të ndryshojë kurrë edhe pse tani me mandatin e deputetes i detyrohem zyrtarisht etiketës edhe të qenit zyrtar”.

Duke folur për kohën që i duhej për të marrë vendimin nëse do ta pranonte ose jo mandatin e deputetes, Ori Nebijaj theksoi se:

“Dy javë dilemë sepse e para erdhi pak si surprizë, sepse nuk e prisja që Grida Duma të jepte dorëheqjen. Jam e sigurt që ajo do t’i mungojë politikës. E mendova sepse koha kur unë kandidova dhe pala politike me të cilën kandidova, me ato në cilat poltika gjendet sot, janë shumë ndryshe”.

E cilës Parti Demokratike është Ori Nebijaj?

“PD është një, kjo është ëndrra ime dhe kjo ëndërr më çon në Parlament”– u përgjigj moderatorja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *