Bonusi i rijetësimit/ Margariti: Restaurojmë shtëpinë muze të Vangjush Mios në Korçë

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti njofton se shtëpia muze e Vangjush Mios në Korçë, do t’i nënshtrohet restaurimit.

Margariti në ‘Facebook’ shkruan se kjo shtëpi do të kthehet në një muze me standarde bashkëkohore, me më shumë hapësira ekspozimi, por duke ruajtur elementet tradicionale të shtëpisë korçare.

Postimi i plotë:

?️ Shtëpia-muze e Vangjush Mios duhet të jetë patjetër një stacion ndalese në Korçë, për të gjithë vizitorët.

?? Bashkë me kryeministrin Edi Rama, gjatë vizitës sonë në Korçë inspektuam edhe këtë kantier ndërtimi, ku takuam Rozetën e dashur që kujdeset aq shumë për atë shtëpi ku jetoi e punoi Mio.

? Pas ndërhyrjes emergjente nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, falë mbështetjes financiare nga ?????? ? ??????̈????? Shtëpia-Muze e piktorit të madh ka hyrë në një fazë të re restaurimi dhe rijetësimi, që do ta kthejë atë në një muze sipas standardeve bashkëkohore, me më shumë hapësira ekspozimi, por duke ruajtur elementet tradicionale të shtëpisë korçare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *