Berisha: Zgjedhjet ishin të blera, u përdorën qindra milionë euro nga taksat e shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat, ka akuzuar qeverinë se ka ndikuar dhe blerë votën e shqiptarëve përmes disa lëvizjeve. Ai tha se qeveria pak para zgjedhjeve futi në skemën e pensioneve pa kontributeve shoqërore mbi 13 mijë qytetarë, ndërsa listoi më poshtë edhe disa akuza të tjera.

“13 mijë qytetarë u fut në skemën e pensioneve pa kontribute shoqërore. Mbi 20 mijë qytetarë u shtuan në listën e ndihmës ekonomike, dhe mbi 10 mijë të tjerë u paguan pa kontratë. 400 mln lekë për individë me aftësi ndryshe u disbursuan. 900 mln lekë më shumë se vjet për pagesat e personave me aftësi ndryshe. 4 muaj para zgjedhjeve u bënë nga qeveria dhe bashkitë qindra tendera me 6 mld lekë dhe u dhanë investime strategjike. Mbi 4 mld lekë u tenderuan si fonde për rindërtim banesash nga tërmeti.

Po në këtë kuadër, u konstatua qindra raste asfaltimi ë rrugë fshati, e duke kulmuar në Tiranë. Të gjitha këto u bënë me qëllim ndikimin e votës dhe krijimin e fondeve shtesë për blerjen e votave. Të gjitha këto shuma të shpërndara për të blerë votën janë vetëm maja e ajsbergut, e shumë së shpërndarë nën dorë në tregun e zi të votës me destinacion direkt: blerjen e të drejtës së votës; blerje direkte të votës. Nga 300 deri në 500 euro për një votë. Në total shuma që u përdor për të blerë votën, është vështrirë të gjendet, por euro në Shqipëri gjatë fushatës arrit në nivele këmbimi me lekun në rekorde të ulta”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *