Zgjidhet Parlamenti i ri Europian, ja datat

Në mes të 6 dhe 9 qershorit 2024 do të mbahen zgjedhjet për përzgjedhjen e anëtarëve të Parlamentit Evropian, të vendosura sot nga përfaqësuesit e përhershëm të 27 shteteve anëtare në Bruksel. Këto data duhet të zyrtarizohen javën e ardhshme nga ministrat përkatës.

Zgjedhjet evropiane janë një rast jo vetëm për rinovimin e anëtarëve të Parlamentit Evropian, por edhe të disa prej institucioneve udhëheqëse të BE-së, si Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian.

Ursula von der Leyen ende nuk ka sqaruar nëse do të kërkojë një mandat të dytë si presidente e Komisionit, ndërsa për presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, është e sigurt që ai do të largohet, pasi nuk ka mundësi për zgjatjen e mandatit të tij për herë të tretë.

705 anëtarët e Parlamentit Evropian zgjidhen drejtpërdrejt çdo 5 vjet nga më shumë se 400 milionë votues dhe përfaqësojnë afërsisht 447 milionë qytetarë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *