Berisha: Gjykata e kontrolluar, shpalli të gjithë zonën e pavlefshme për një qendër votimi

Berisha u shpreh gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët se votimi në Rrogozhinë nuk plotësonte asnjë kusht ligjor.

Berisha: Çdo ditë që kalon, farsa elektorale nxin edhe më shumë, bëhet më e zezë.
Hapjet e dokumenteve dëshmojnë se me 14 maj, shqiptarët përjetuan një farsë të tillë që mund të mbahet mend vetëm në kohërat e diktaturës.
Në mënyrë antiligjore po sillen edhe organet e trajtimit të ankesave.
Flamurin e lakejve të regjimit e mban si gjithnjë drejtuesi i KAS, por paralel ecin edhe institucionet e tjera.
Dje, në Kolegjin Elektoral u shqyrtua dosja e Rrogozhinës, në të cilën kutia e burgut të Rrogozhinës nuk plotësonte asnjë kusht ligjor të një qendre të votimit.
Pra, para çdo gjykatësi me minimumin e integritetit profesional, ajo shpallej e pavlefshme. Dhe tani gjykata, në një vendim të kontrolluar, shpalli të gjithë zonën të pavlefshme për një qendër votimi.
A ka logjik njerëzore të dënosh 10 mijë, 15 mijë, sa mund të jenë zgjedhësit e Rrogozhinës, për manipulimin?
Skandaloz është votimi i dokumentuar në Kuçovë.
Ju do shihni aty të gjithë mekanizmat e manipulimit të votës brenda qendrës së votimit.
Ju do shihni përpjekjet për të fshehur nga KAS këto mekanizma.
Kështu janë pjesa dërrmuese e të gjitha bashkive për të cilat janë paraqitur ankesat.
Pra, edhe njëherë me 14 maj nuk kishte zgjedhje, por farsë zgjedhore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *