Zbardhet dëshmia e 44-vjeçarit të arrestuar për vënie tritoli

Zbardhet dëshmia e Sokol Mesitit, 44-vjeçarit që telefonoi në polici për të denoncuar Kujtim Kaçurrin për mbajtje të tritolit, por që në fakt e vendosi vetë për ta inkriminuar. Sokol Mesiti gjatë marrjes në pyetje ka treguar se veprimin e kishte ndërmarrë pasi sipas tij Kaçurri e shante tek të tjerët dhe e cilësonte si hajdut.

I ndjerë i fyer, sipas Mesitit, vendosi që të hakmerret dhe të vendoste sasinë e tritolit në banesën e Kaçorrit. Burime nga policia thonë se Sokol Mesiti është person me precedent të mëparshëm penal, i dënuar për vjedhje.

Mesiti dhe Kaçurri nuk jetojnë në të njëjtin fshat. Identifikimi i autorit u bë përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, të cilat kombinuan edhe me provat materiale të gjetura në shtëpinë e Mesitit, veshjet që përdori gjatë vendosjes së kallëpeve të tritolit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *