Beniada flet për çiftin e BBV: Nuk do isha lidhur asnjëherë me një banor

Ditën e sotme, gjatë një interviste ish-banorja e BBV dhe moderatorja Beniada Nishani foli ndër të tjera, për lidhjen e shumëpërfolur mes Luizit dhe Kiarës.

“Në disa momente më kanë pëlqyer shumë, në disa momente e kam parë Kiarën pak më të ftohtë, por duhet të kuptojmë edhe sikletin, sepse të rrish aty brenda si çift nuk është e lehtë. Unë për shembull, nuk do isha lidhur asnjëherë me një banor brenda se ke sikletin jo të shikojnë njerëzit, jo kur puthesh…Je shumë e kritikuar”, tha Beniada dhe shtoi se duke qenë se banorët janë të vëzhguar 24/7, gjërat sigurisht, zmadhohen më shumë.

“Mendoj se lidhja do të shihet më mirë jashtë, kur të dalë Luizi, se për tani, të shkretët ne, çfarë mund të themi”, përmbylli ajo.

Gjithashtu, Beniada foli edhe për mënyrën se si e sheh Kiarën:

“E kuptoj që Kiara është një karakter pak më i ftohtë. Duket më e ftohtë, por unë mendoj se jashtë “Big Brother” do të jetë flakë fare Kiara”, tha ajo me humor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *