Aksidentohet “Audi” në kufirin greko-shqiptar/ Tentuan t’i iknin policisë

Një aksident ka ndodhur në kufirin greko-shqiptar, gjatë një operacioni policor.

Dy persona të cilët po lëviznin me një automjet tip “Audi”, ishin duke transportuar lëndë narkotike dhe kanë tentuar t’i largohen policisë, por shpejtësia e lartë ka bërë që shoferi të humbasë kontrollin dhe të aksidentohet.

Brenda në makinë janë gjetur 2 çanta me 32 pako që përmbanin 32 kg 574 gram marijuanë. U sekuestruan gjithashtu dhe 400 euro dhe 3 celularë. Ndërkohë që në pranga kanë rënë shoferi, i cili mendohet se është shqiptar dhe pasagjerja që është greke. Droga me vlere mbi 81 mijë euro. Të arrestuarit kanë ardhur nga një zonë e Greqisë veriore për të transportuar drogë/ Paramythianews

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *