BBV/ Përfundon “lufta” mes çiftit, Kiara përqafon Luizin

“Lufta” mes çiftit më të përfolur në Shqipëri për momentin, Kiarës dhe Luizit ka përfunduar mbrëmjen e sotme.

Ata i kanë dhënë fund debateve të tyre dhe janë pajtuar. Teksa ishin duke biseduar me njëri-tjetrin në oborr, ata sqaruan keqkuptimet me njëri-tjetrin. E sigurisht e gjithë kjo bisedë do të mbyllej me një pëqafim nga ana e Kiarës dhe me një puthje. Ndërsa, Luizi i premtoi moderatores që nuk do të bëjë më veprimin që bëri ndaj saj për provën e javës së kaluar.

Kujtojmë se e gjithë krisja e tyre filloi si pasojë e një loje që vëllai i madh u dha banorëve të bënin. Vajzat do të duhet të injoronin djemtë, mirëpo Luizi bëri çmos që ato të humbnin. Ai e bllokoi atë te lavamani për të fituar provën e javës duke bërë që në vijim të kishte debate të ashpra me njëri-tjetrin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *