Banorja e “BBV Kosova” rrëfen se është ngacmuar seksualisht: Ai më shtrëngoi dhe…

Aktorja Arta Selimi po merr një vëmendje të madhe në shtëpinë së “BBV Kosova”. Së fundmi, ajo ka rrëfyer një histori të jetës së saj, që në fakt nuk është aspak e lehtë.

Banorja ka zbuluar se ka qenë viktimë e ngacmimit seksual. Ajo ka treguar se gjithçka nisi mbrapa banesave të Fakultetit Teknik dhe shtoi se është ngacmuar nga një roje.

 “Ka qenë rojtar në Fakultetin Teknik, që është mbrapa banesave, ku shkonim ose për me i pa dy cifte duke u puthur, ose kemi hyrë në klasa kemi marrë shkumësa për të vizatuar në trotuare. Nëse kam dashur të rrijë me motrën dhe gjeneratën e saj, është dashtë me shku me marrë shkumësa, edhe u dashtë me shku kështu ‘mirëdita apo na i jepni do shkumësa’, një djali të gjatë, kurrë se harroj”, ka thënë Arta.

Më tej, Arta ka zbuluar edhe se si ka vijuar ngjarja.

“Kemi shku tek kabineti i profesorëve, disa dollapë kanë qenë të lartë për mua aso kohe, ai tipi është dashur të më qojë mua hopa, por duke më ‘zhdryp’ poshtë, e kam ndjerë që më ka shtypur, më ka shtrënguar. Kam nisur të lëviz shpejtë dhe i kam dhënë një shkelm e kam ikur tek motrat e mia. Ju kam treguar ato kanë qeshur me këtë”, ka shtuar ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *