Krist Aliaj flet për puthjen me opinionisten e “BBV” një vit më parë

Mbrëmjen e djeshme, banori i “BBV 2” Krist Dragot Aliaj ka qenë në qendër të vëmendjes. Gjatë programit të “BBV Albania”, Arbana Osmani ka treguar një foto të tij me opinionisten Zhaklin Lekatari të cilët po shkëmbenin një puthje.

Kristi ka treguar se puthja ka ndodhur në kuadër të një ilustrimi në programin e dashurisë “Love Story”. Më tej, ai ka shtuar se ka dikë jashtë e cila po e pret dhe nuk ka asnjë interes romantik në shtëpinë e “BBV”. 

Pjesë nga diskutimi:

Arbana: Opinionistja jonë këtë vit ka një konflikt interesi le të themi me një nga banorët.

Kristi: Po kjo ka një vit, që kur ishim në një emision dashurie. Ne jemi në marrëdhënie platonike.

Olta: Ua kishe harruar të na i thoshe këtë detaj!

Kristi: Ka ndodhur se në show më thoshin që unë nuk jam romantike dhe ishte per tu treguar të tjerëve se mund të kemi një marrëdhënie pa komplekse , dhe u çuam dhe bëmë këtë puthje. Kam një person që me të vërtetë vlen dhe që po më pret, prandaj nuk kam asnjë interes romantik në Big Brother.

Nga ana tjetër, Zhaklina tha se mes tyre ka patur një marrëdhënie të mirë dhe se shtysën e parë për puthjen e ka marrë vetë ajo pasi ia kërkoi moderatori i programit të dashurisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *