Banesa e tyre rrezikon të përmbytet, evakuohet një familje në Lezhë

Një familje në fshatin Mabë të Njësisë Administrative të Fshatit në Lezhë, është evakuuar, pasi banesa e tyre rrezikohej të përmbytej. 3 anëtarët e familjes janë dërguar te të afërmit e tyre.

Ndërkohë vijojnë të mbeten pa energji disa fshatra në Lezhë për shkak të dëmtimit të linjave.

Në orët e mbrëmjes, situata në Zadrimë është inspektuar nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, prefekti Gjergj Prendi dhe kryebashkiaku Pjerin Ndeu. Sipas të dhënave, niveli i prurjeve ka rënë në disa centimetra, gjë që e dëshmon dhe ura në fshatin Kotërr që në orët e pasdites ishte nën ujë.

Sakaq, mësohet se për shkak të erës së fortë lundrimi në Shëngjin është pezulluar. Nga parashikimet pritet që situata të përkeqësohet në vijim më konkretisht në Lezhë, Kurbin e Mirditë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *