I mori rrjedha e ujit, ndërpriten kërkimet për babë e bir në Shkodër

Kërkimet për babë e bir që i mori rrjedha e ujit në Shkodër, janë ndërprerë. Ky vendim është marrë disa orë pas tragjedisë së ndodhur në Bogë për shkak të errësirës dhe kushteve të këqija atmosferike.

Pjetër Rushaj, 50 vjeç, po udhëtonte me djalin e vajzën e tij me makinë, në momentin që rrjedha e ujit i mori me vete dhe i hodhi në përrua.

Vajza arriti të dilte nga mjeti dhe u ndihmua nga një banor i zonës, ndërsa babë e bir nuk janë gjetur ende.

Orët kalojnë dhe shpresat për t’i gjetur gjallë sa vijnë e bëhen më të pakta.

Sakaq, kjo është tragjedia e parë që shkaktoi moti i keq në Shqipëri, vetëm pak orë pasi reshjet e dendura ‘pushtuan’ vendin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *