‘Ballkani i Hapur’/ Hiqen kufijtë, Rama: Epokë e re! Fillesë e një hapësirë të madhe ekonomike dhe lëvizjeje pa pengesa

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në 2022-shin do të fillojë një epokë e re për tre vendet e rajonit që janë pjesë e nismës së “Open Ballkan”, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Me heqjen e kufijve mes tre vendeve, Edi Rama tha se nuk do të ketë më stres dhe dhimbje koke. Gjithashtu miratimi i lejeve të punës do të hapë tregun rajonal akoma më shumë.

Më përputhje me këtë deklaratë kemi ftuar në samitin në Tiranë rektorë dhe dekanë të universitetit të bujqësisë të vendeve tona për të krijuar lidhje dhe bashkëpunim. Na duhet t’i bëjmë universitetet tona qendra të kërkimit për bashkëpunimin rajonal dhe procese të tjera jetike.

Do u kërkoj të gjithë partnerëve ta mbështesin një rrjet të tillë. Dua të theksoj se çfarë është në sytë e mi pjesa më e rëndësishme e kësaj nisme. Ballkani i Hapur shërben për të injektuar dinamizëm në tregun rajonal për t’i kthyer në pika të vetme ndalese.

Synimi mbetet i njëjtë zbatimi i katër lirive të lëvizjes. Dua ta mbyll këtë hyrje duke thënë se sot nënshkrimi i marrëveshjeve të përgatitura me mjaft zell dhe gatishmëri shërben për të çuar një mesazh konkret të prodhuesit dhe importuesit, të cilët janë tashmë punuar në këtë hapësirë të përbashkët. Me këto marrëveshje, 2022-shi do të jetë një epokë e re.

Për të kaluar në kufi të ndryshëm se bazuar në këto marrëveshje dhe ato që do të bëjmë në fillim të vitit të ri, ata nuk do të përjetojnë më ato dhimbje koke të kaq kohe dhe stresin e kaq kohe pritje në kufi.

Numri i njerëzve, i ndërmarrjeve të vogla dhe të mëdha që tashmë punojnë mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë do të rritet më tej. Duke falënderuar Aleksandrin dhe Zoranin dhe ekspertët që janë përfshirë” tha Rama.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *