NBA Golden State, Warriors i kthehet suksesit

Golden State rikthehet te fitorja, duke treguar se humbja e shëmtuar e Torontos kishte ndodhur vetëm për shkak të mungesave. Uariors mposhtën Sakramento Kings 113-98. U dallua në parket Step Kjuri që realizoi 30 pikë për skuadrën fituese. Ndërsa Kings nuk i mjaftuan 43 pikët e realizuara nga dyshja Halibërton dhe Barnes. Uariors ngelen të dytët në Konferencën e Perëndimit, ndërsa Sakramento del nga zona e play-in.

Filadelfia mundi Selltiks me rezultatin 108-103 falë paraqitjes së Embid, që tregoi se është një nga basketbollistët më në formë të momentit. Ai ishte autor i 41 pikëve dhe 10 ribaundeve në “TD Garden”. Përpara periodës së fundit ishin Selltiks që kryesonin, por u përmbysën.

Chicago Bulls mori një fitore bindëse ndaj Hjuston Rokets me rezultatin 133-118 dhe konfirmohet në vend të dytë në Konferencën e Lindjes.Në “United Center”, Bulls siguroi fitoren që në përfundim të pjesës së parë, që e mbyll 73-54. Ky është suksesi i 19 i sezonit për skuadrën nga Çikago. Ndërsa Hjuston kthehet në vend të fundit pasi pësoi dështimin e 21 sezonal.

Në takimet e tjera Klipers pësuan një humbje të hidhur në shtëpi, duke u mundur nga Spërs 92-116.

Thander mposhti Grizlies në transfertë 102-99, ndërsa Jutah triumfoi ndaj Hornets 112-102 dhe konfirmohet në vend të tretë në Konferencën e Perëndimit.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *