Aurela Hoxha ka një kërkesë publike për partnerin: Tani e meritoj…

Modelja shqiptare Aurela Hoxha është nënë e dy fëmijëve, më i vogli 2 muajsh. Mirëpo, modeles i ka mbetur ‘peng’ diçka: martesa.

Ajo ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme ‘Në Kurthin e Piter Pan’ ku i shprehu publikisht dëshirën partnerit të saj për t’i bërë një propozim për martesë.

“Le të shohim nëse do ta marr këtë propozim tani që u bëra mami. Tani e meritoj një propozim”, tha Aurela, e cila jeton në Spanjë së bashku me familjen.

Ajo përmendi edhe arsyet se përse nuk ka publikuar foto gjatë shtatzënisë duke thënë se nuk donte që të komentohej për format e saj teksa po përjetonte një ndjenjë aq të bukur sa ajo e shtatzënisë.

Modelja tregoi në fund se tashmë familja është gjithçka e se vjen e para për të, duke kaluar dytësore karrierën dhe gjërat e tjera.

“Kam bërë shumë gjëra për të arritur sepse karriera ka qenë primare për mua. Me ardhjen e fëmijëve në jetë, ndihem sinqerisht shumë e plotësuar, ok është profesioni dhe gjithçka tjetër, por familja tashmë është realisht e para”,- shprehet Aurela.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *