Atentat te Gjykata e Tiranës, vjehrri vret ish-dhëndrin, plagoset edhe avokati i Nevaldo Hajdarajt! (foto e viktimës, ekskluzive)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më patë te një lokal në afërsi të Gjykatës së Tiranës. Një person ka qëlluar në drejtim të një tavoline në të cilën ndodhej shënjestra e tij! Plumbat i kanë marrë jetën një personi dhe kanë plagosur rëndë ish prokurorin e njohur të çështjes së 21 janarit.

Viktima, Kudret Saliaj

Sipas të dhënave, shënjestra ka ndërruar jetë në vend, ndërsa ish-prokurori Adriatrik Cama është plagosur dhe është në gjendje të rëndë për jetën. Ai është nisur menjëherë për në spitalin ushtarak, ndërkohë që policia ka identifikuar personin. Thuhet që bëhet fjalë për një të ri i cili është shpallur në kërkim. Të dhënat e para thonë se është qëlluar mbi një person nga ish-vjehrri i tij, pasi viktima ishte ndarë me të bijën.

Policia thotë se vrasësi është larguar me një mjet “Honday” të cilit iu kanë vënë nga pas. Ndjekja vazhdon, ndërkohë që bëhet fjalë për të shtënë me pistoletë, për fatin e mirë të klientëve të lokalit. Nëse do të kishte qenë kallashnikov pasojat do të ishin katastrofale.

Policia bën me dije se është vënë në kërkim të shtetasit N.P, i cili tashmë është larguar nga vendi i krimit! Ngjarja ka ndodhur pas seancës së divorcit që është bërë në gjykatën e Tiranës. Viktima ishte klient i avokatit ish-prokuror!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *