Aksident në Vlorë/ Makina përplas dy 14-vjeçare, njëra në gjendje kritike

Një aksident tragjik raportohet në rrugën ‘Ali Demi’ në Vlorë rreth orës 12:14. Mësohet se drejtuesi i një automjeti tip ‘Opel’, me inicialet A.I, 42 vjeç, ka përplasur dy vajza të moshës 14 -vjeçare, me iniciale B.C dhe XH.S, të cilat po kalonin rrugën.

Burimet bëjnë me dije se një nga të miturat ka marrë plagë të rënda në kokë dhe është në kujdesin intensiv të bluzave të bardha. Ndërsa vajza tjetër mësohet se është plagosur më lehtë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq familjarët e të miturave kanë mbërritur menjëherë në spital.

Dëshmitarët informojnë se ka qenë vet drejtuesi i makinës që i ka dërguar 14-vjeçaret menjëherë në spital. Burimet policore njoftojnë se 42-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi plote:

Në orën 12:14, në rrugën “Ali Demi”, Vlorë një automjet, me drejtues shtetasin A. I., 42 vjeç, ka aksidentuar dy fëmijë të mitur me iniciale B. C., dhe Xh. S., të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve” njoftoi policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *