Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur shkodran

Ndahet nga jeta aktori i teatrit “Migjeni” në Shkodër, Enver Hyseni. Ai ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare.

Kanë qenë miqtë e tij të cilët kanë njoftuar ndarjen nga jeta të artistit të mirënjohur.

Në shfaqen e tij të fundit, artisti solli një dramë duke qenë vetëvetja. Kapitullin e jetës së tij artistike, aktori e mbylli duke rrëfyer jetën si aktor por, edhe si njeri. Ka qenë miku dhe kolegu i tij Stefan Çapaliku ai që shkroi mbi jetën e artistit duke mbledhur copëzat e kujtimeve të tij. E pikërisht me këtë dramë, arstisti në diktaturë e më pas rrëfeu për herë të fundit për publikun duke u ngjitur në skenën e teatrit, vetëveten.

Enver Hyseni u lind në Shkodër më 1 Gusht 1951. Ka studiuar në Institutin e Lartë të Arteve për një periudhë të shkurtë (1973-1974) duke i ndërprerë ato për arsye ekonomike. Më 1975 nis punën në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës, derisa del ne pension ne v.2016.

Në këtë periudhë dyzetvjeçare luan më se gjashtëdhjetë role në teatër e katër në filma. Punon me regjisorë si Serafin Fanko dhe shquhet për role karakteresh.

Zëri tipik dhe plastika e brendshme e bëjnë një aktor krejtësisht të veçantë dhe interesant. Profili i tij artistik ka qenë zakonisht i formuar për të luajtur role pozitive të karakterit malësor. Ishin këto rolet që ai shprehesh më shumë emocione. Ka krijuar njerëz të mirë dhe që kanë një shpirt shumë të pastër, janë të vendosur për atë që duan të bëjnë. Në këto personazhe nuk ka qene ata heronjtë me shpatë në dorë.

Enver Hysenin e kujtojmë në të shkuarën në dramat “Baca e Gjetjave”; “Çështja e Blertës”; apo edhe tek filmi televiziv “Flaka e maleve”.

Ështe aktivizuar edhe në disa filma artistikë para viteve ‘90 dhe pas ndryshimit të sistemit dhe me role të tjera po në filma, teatër e komedi te ndryshme.

Mjafton te permendim disa prej tyre:

“Ylli i mëngjesit”; “Një histori humbësish ose Mos pështyni përtoke”, “Rëndësia për të qenë Ernesto” “Kandili i argjendtë”; “ Shën Gjon kryepremi”; “Migjeni ky uragan” (dokumentar); “Gjaku që fal gjakun” (film i metrazhit të shkurtër); “Klithma në dëborë” dhe në vitin 2019 aktori shkodran është ngjitur në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” me monodramën e shkruar nga S. Capaliku “Dome”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *