Artan Hoxhën do ta fusim në incenerator, po çdo bëjmë me Flamur Vezajn?

Këtë të enjte në pjesën e dytë të emisionit “Opinion” ku po flitej për hetimet e SPAK mbi dëshminë e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, gazetari investigativ Artan Hoxha lëshoi një informacion tronditës.

Sipas tij Dumani përveç ngjarjeve ku ka qenë vetë protagonist ka folur edhe për shumë vrasje me sfond politik, për të cilat ai ka dijeni.

Artan Hoxha lëshoi “bombën”: Dumani ka deklaruar përpara prokurorëve të SPAK, se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një ish-deputeti socialist pas zgjedhjeve të vitit 2017.

Foli për Ilir Metën dhe politikën brenda krimit: Të varet

Më pas shpjegoi se bëhej fjalë për ekzekutimin mafioz (Te dera e shtëpisë) në muajin dhjetor 2017 të Aleksandër  Ndokës, vëllai i ish-deputetit të PS, Arben Ndoka.

Së bashku me Klodiana Lalën e cila tha se nuk preferon të flasë momentalisht për përfshirjen apo jo të Ilir Metës në dëshminë e Dumanit, ata treguan zinxhirin e ngjarjeve me disa të vrarë (edhe negociatorë) e cila sipas tyre, ka nisur pas përplasjeve gjatë fushatës zgjedhore të po atij viti.

Ky lajm i bujshëm bëri që kundër Artan Hoxhës në disa medie po veçanërisht në rrjet, të shpërthejë një valë akuzash. Përkrahësit e presidentit Ilir Meta nisën një fushatë linçimi ndaj gazetarit Hoxha duke e etiketuar si “të shitur”, të paguar nga paratë e krimit, etj. Madje në një televizion pranë presidentit u bë thirrje, që Hoxha të mos qasej më nëpër studio televizive.

Nga ana e disa përfaqësuesve të LSI Artan Hoxha u masakrua deri në atë pikë, sa që po kërkohej edhe arrestimi i tij. Vetëm “të varet Artan Hoxha” nuk e kanë thënë ende.

Foli për Ilir Metën dhe politikën brenda krimit: Të varet

Por Artan Hoxha nuk preferon të flasë për këto… Ai shfrytëzon kohën televizive me shpikjet e tij të mirëpaguara! Gazetari “malinj” plas bomba herë pas here dhe kërkon të hedh tym mbi realitetin vrastar të gatuar nga Edi Rama! Me aq lekë sa ke marrë ti mor ditëzi nuk të bëjnë përshtypje këto çmime, se ke shitur veten, familjen dhe shoqërinë…Ne nuk harrojmë se Rama “ka porositur vrasjen e mijëra shqiptarëve çdo ditë “ por Tan Hoxha është kaq mbeturine sa ‘nuk ka incenerator ta marrë përsipër’! Përshëndesim pseudo gazetarin me këngën, sa e shite zemrën ti”, shkruhet mes të tjerave në faqen zyrtare të LSI, dega Durrës.

Gjithashtu të nesërmen e lançimit të lajmit në “Opinion”, SPAK, u kujdes që të shpërndajë një njoftim zyrtarë nëpërmjet të cilit sqaroi se Dumani nuk ka folur për presidentin e Republikës.

Hoxha ju përgjigj me cinizëm duke kujtuar se po të jetë për SPAK, edhe Nuredin Dumani “nuk është një i penduar”.

Ai referohet kohës kur gazetarja Klodiana Lala thoshte se Dumani ishte kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, por SPAK po nëpërmjet një njoftimi zyrtar e përgënjeshtroi këtë lajm.

Vetëm pak ditë më pas doli që Dumani ishte i penduar, madje nga SPAK rrodhi edhe një pjesë e madhe e rrëfimit të tij i cili faktikisht duhet të isht “top sekret”.

Pas përgënjeshtrimit të SPAK dhe intensifikimit të sulmeve nga përkrahësit e presidentit Meta, Artan Hoxha, në një dalje televizive këtë herë te “ABC News”, jo vetëm që nuk u tërhoq, por madje sfidoi se nëse i nxjerr ato që ka thënë Dumani për rastin në fjalë, kush do ta mbajë përgjegjësinë?

Gjithsesi ai këmbëngul që deklarimet e Dumanit për ngjarje që i ka “me të dëgjuar”, duhen verifikuar mirë nga hetuesit se mund edhe të jenë çorientim i qëllimshëm. Hoxha foli gjithashtu edhe për politikanë dhe deputetë që kanë dalë në dëshmitë e të penduarit Dumani.

Artan Hoxha
Artan Hoxha

Gjeja që kam thënë se është midis të tjerash ai ka folur edhe për persona politikë. Ka folur edhe Berisha. Unë dje shtova që ka folur për bandat e qeverive. Unë nuk e besoj këtë gjë por ai e ka thënë. Është e regjistruar. SPAK duhet ti verifikojë. Ai është i besueshëm për ngjarje që ka qenë vetë jo ato që i ka me të dëgjuar. Dhe pse e thashë për ti tërhequr vëmendjen organit të hetimit që duhet ti verifikojë mirë këto dhe pastaj t’ia japë publikut. Nëse unë i nxjerr ato që ka thënë, cili nga ata do të mbajë përgjegjësi se nga ka rrjedhur.

Çdo deklarim nga ky grup personash, që kanë vrarë njerëz të pafajshëm duhet të verifikohen një nga një. Dhe nuk duhet të rrëmbehemi. Sot janë vënë në lëvizje, po të kisha nxjerrë edhe tre deputetë të tjerë. Po nxora dëshminë unë çfarë do thonë? Shiko si veprojnë kur përmendte një emër politikani por kur del një qytetar…”, tha ai.

Mes zërave të shumtë që i besojnë informacionit që ka përcjellë gazetari Hoxha në lidhje me dëshminë e Dumanit për Ilir Metën, duket se është një nga gazetarët e spikatur të kronikës, (sot me banim në SHBA), Flamur Vezaj.

Flamur Vezaj
Flamur Vezaj

Nëpërmjet një shënimi me titull, “Metës i Doli emri përsëri, po pse vetëm këtij?!”, ai rendit një vargan ngjarjesh dhe akuzash të rënda që janë bërë ndaj tij në gjithë karrierën politike dhe shtetarë:

Metës i doli emri përsëri, po pse vetëm këtij?!

Sa rastësi? Metës, i doli emri se kishte gisht në vjedhjen e thesarit në Kërrabë!

Metës, i doli emri, por edhe me zë e figurë me Priftin (ndjesë pastë) kur flisnin për pazare!

Foli për Ilir Metën dhe politikën brenda krimit: Të varet

Metës, i doli emri se jeton në luks të madhe dhe ka shumë prona!

Metës, i doli emri se shkollon fëmijët në shkolla private në Angli!

Metës, i doli emri tek DIA e K. Ismailit, edhe në përgjime!

Metës, i doli emri se po shfrytëzon guroret në malin e Tomorit!

Metës, i doli emri në risin e shpërndarjes se IPhonë-ve për të rinjtë në zgjedhje!

Metës, i doli emri si ideatori dhe zbatuesi në mbledhjen e “taksës” mujore për partinë nga gjithë drejtorët, në administratë të LSI-së!

Metës i doli emri (dhe foto) në fushatë zgjedhore me kriminelë!

Metës, i doli emri kur u vra në Laç shtetasi Gj. Gjoni dhe u plagos një tjetër që në emër të LSI-së (partisë së Metës) thuhej se po shpërndanin para!

Metës, i doli emri te kopjimi i serverave te tatimet!

Metës, i doli emri si porositës i vrasjes së Tom Doshit!

Metës, i doli emri që i jep shtetësi personave me precedent penalë!

Metës, i doli emri si revolucionar për rrëzimin e qeverisë me sfurqe e sëpata!

Metës, i doli emri në shpërfytyrimin plastik te “thekthi i Monës”!

Metës, i doli emri (mes Ramës e Berishës) që kontribuuan në shpopullimin e Shqipërisë!

Metës, i doli emri se do shpallet “non grata” nga USA, pas përfundimit të mandatit!

Metës, i doli emri edhe te dëshmia e Dumanit, si porositës i vrasjes së A. Ndoka, etj, etj. P.S: Miq, nuk dua komente nga ju që keni marrë e merrni rrogë nga LSI-ja apo “plazhistët” e Jalës se keni konflikt interesi! Artan Hoxha ti mund të shtosh ndonjë gjë po tu kujtua./alfapress

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *