Artan Hoxha: Kriminelët nuhasin se fiton maxhoranca, minutat e fundit nisin nga ‘puna’

Pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore të 14 majit Artan Hoxha ka deklaruar se grupet kriminale nushasin se fiton maxhoranca dhe minutata e fundit nisin lëvizjet. Në një intervistë për mediat Hoxha deklaroi gjithashtu se ata mund të hedhin poshtë sondazhet.

Ne kemi tentuar që ta ngremë si shqetësim për të bërë apel dhe për ta parandaluar prezencën e botës së krimit në zgjedhje. Zgjidhja sipas Igli Carës, nëse i ekspozonte, do i ktheheshin në vota kundër. Në Elbasan kemi patur heshtje totale, opozita është kujdesur që të mos përmendet dhe të mos akuzohet askush. Zona tjetër, Shkodra. Bota e krimit është përfshirë atje ku nuk është fitorja e qartë. Atje ku ka garë, aty bëhen determinues. Ka patur edhe një taktikë, ata e kanë përqëndruar fushatën tek vetja, jo tek kandidatët. Ne patëm dy raste, mina në Vaun e Dejës dhe ekzekutimi i Ardian Nikulajt. Këto 2 ngjarje dhe zhurma e madhe. Por tani jemi në fazën determinuese. Ata bëhen më aktiv në minutat e fundit, spostojnë balanca që do hedhin poshtë sondazhet. Elementi surprizë nuk vjen nga qielli, por në pjesën dërrmuese, mbështetja e tyre ka qenë pro maxhorancës. Nuhatja e tyre është se edhe këto zgjedhje fitojnë ata. Nuk duan t’i hedhin lekët në erë. Në zgjedhjet e fundit ata që i shpallën luftë shtetit morën burg përjetë. Ishin ata Çapjat. Ku janë ata? Ata të Durrësit ku janë? Dervishaj, Viktor Ymeri, Lul Berisha. I ka marrë para shteti ata.”, tha Hoxha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *