Aksident në hyrje të Fierit; përplasen tre automjete

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin hyrës të qytetit të Fierit, pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Tre automjete janë përplasur me njëri- tjetrin ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Në aksident janë përfshirë një furgon, një automjet tip ‘BMW’ dhe një automjet tip ‘Passat’, ndërsa pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur specialistë të policisë rrugore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *