Arbana Osmani braktis moderimin? Ja ku do ta shohim këtë sezon

Këtë sezon të ri televiziv përgatituni ta shikoni Arbana Osmanin në një profil ndryshe nga se jeni mësuar. Ndërkohë që pret të fillojë “Big Brother Vip 2” në dhjetor, moderatorja ka zgjedhur t’i futet aktrimit. Pse jo, në një kohë kur partneri i saj është regjisor.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Arbana me anë të një postimi në ‘Instagram’, ku tregon se do të marrë pjesë në filmin “Sofia.” Moderatorja ka ndarë disa sekuenca nga xhirimet e filmit ku regjisor është partneri i saj Eduart Grishaj. “Takimi ynë i parë për këtë sezon do të jetë në…kinema,”- shkruan krahas postimit moderatorja.

Kujtojmë që kjo eksperiencë e re e Arbanës vjen pasi u bë nënë për herë të tretë në fillim të këtij muaji. Në 1 shtator Arbana njoftoi se është bërë nënë e një vajze duke ndarë foton e parë me Zoin.

“Ëndrrat bëhen realitet! Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot jetë. Mirë se vjen Zoi! Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar”- shkroi ajo krahas fotos. Ky është fëmija i dytë i Arbanës me partnerin e saj Eduartin. Në vitin 2020 çifti mirëpritën në jetë djalin e tyre të quajtur Diell. Ndërkohë, Arbana është nënë e një tjetër djali, Jonit, nga martesa e saj e parë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *