Antonela poston videon e një lope, preken vajzat e “Për’Puthen”…me kë e kishte?

Puntata e sotme e “Për’Puthen” nuk nisi me dashuri, siç është edhe qëllimi i emisionit, por me shumë debate. Epiqendra e debatit, ishte Antonela, e cila ishte rikthyer më egër se kurrë.

“Mollë e sherrit” u bë një video e publikuar nga ajo në grupin e Whtas’app që kanë të gjithë konkurrentët.

Në video ishte një lopë dhe Antonela teksa e tregonte me gisht, thoshte “Ua shiko konkurrentja e “Për’puthen”. Kjo video shkaktoi debate, kjo për shkak se Loco u sulmua nga Antonela se ka trajtuar shumë keq një vajzë, e ndërsa ajo vetë po ofendonte një të tillë. Lediana dhe Aristela mendonin se Antonela e kishte me të për shkak se kishin dalë me Mevlanin, por Antonela nuk zgjodhi të jepte një emër.

“Unë aty nuk kam përmendur asnjë emër, nuk ia kam kushtuar askujt atë video”, tha Antonela.

Me kë e kishte vallë?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *