Antarët e WSF rikthejnë kujtimet, shoqërojnë vajzën e Doktor Florit në shkollë

Një ndër miqtë më të ngushtë doktor Florit pjesëtar i grupit “West Side Family”, Roland Hysi ka ndarë shpesh në rrjetet sociale momente me fëmijët e mikut të tij të ndjerë.

Kanë kaluar tetë vjet që kur artisti Doktor Flori ndërroi jetë por mesa duket shokët e artistit të ndjerë kurrë nuk kanë hequr dorë nga lidhja e ngusht me familjen  e doktor Florit.

Në një  foto të publikuar nga Landi ku  duket ai me Kaltrinën, vajzën e Doktor Florit dhe Armiri, pjesëtari tjetër i grupit muzikor.

E veçanta e kësaj fotoje, është se të tre ndodhen në oborrin e shkollës “Petro Nini Luarasi”.

Dita e sotme, ka një domethënie të veçantë për ta Kaltrina do të nisë gjimnazin dhe mesa duket është regjistruar në shkollën ku edhe djemtë kanë shumë kujtime.

“Këshilla, llogje, historira. Ç’na lodhët! Po çe deshët! Hë, ka mo?! E mora vesh! Po. PO. POOO!!! Daaakord! Ëhë ëhë… Sigurisht, natyrisht! Ishit shumë të kjartë! Hajd shnet!!! Petro Nini Luarasi

Sërish… Urime, mirëseerdhe, suksese, paç fat, etj. etj. etj. Kelly”, – shkruan Landi në postimin e tij.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *