Anija në Portin e Durrësit u përfshi nga flakët/ Ministria e Mbrojtjes: Evakuuam në kohë ekuipazhin

Ministria e Mbrojtjes, me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, tregoi se ka evakuuar ekuipazhin e anijes e cila u përfshi nga flakët pasditen e sotme në Durrës. Sipas ministrisë, efektivët e Forcës Detare iu përgjigjen menjëherë thirrjes së autoriteteve portuale, duke bërë të mundur evakuimin e ekuipazhit dhe fikjen e zjarrit.

“Dy anijet P-133 LISSUS dhe P-04 SEMANI dhe ekuipazhi i Forcës Detare në bashkëpunim me Sigurinë Portuale në Durrës arritën të vënë nën kontroll zjarrin e rënë në anijen tregtare “KLEDES MARY”. Efektivët tanë të Forcës Detare iu përgjigjën menjëherë thirrjes së autoriteteve portuale, duke evakuar në kohë ekuipazhin e anijes me flamur panamez dhe duke shmangur rrezikun për jetët njerëzore”, thuhet në njoftim.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *