Analizë/ Parukeri për vajzat e moshës 3-6 vjeç, “dëshmi kohërash të populluara nga debilë”

Ndërsa fëmijët rriten prindërit janë në kërkim të kurseve, shkollave për edukimin e tyre. Si duket në kohët ku jetojmë të rrethuar nga mënyrat e avancuar të kurimit dhe trajtimeve estetike është gjetur edhe një zgjidhje për vajzat e vogla të shumë nënave. Tashmë vajzat nga mosha 3-6 vjeç kanë parukerinë e tyre.  Një fenomen i rrallë dhe i çuditshëm, ku të miturat reklamohen në biznesin e hapur së fundmi në Tiranë. Vogëlushet mund të marrin të njëjtat trajtime si nënat e tyre. Vajzave të vogla iu ofrohet trajtim fytyre, veshje pasarele, manikyr, pedikyr dhe grim.

Lektori i Universitetit Mesdhetar të Tiranës, Edon Qesari me anë të një postimi në Facebook ka shprehur shqetësimin për hapjen e një parukerie për vajzat e vogla. Ai e shikon të papranueshëm faktin që televizionet shqiptare reklamojnë këtë lloj biznesi.

Postimi i plotë: 

Që jetojmë në kohëra idiote (dhe të sunduara prej debilosjes masive), është diçka përgjithësisht e pranuar. Por që në kanale televizive të programuara për fëmijë, e që ndiqen nga fëmijë nga mëngjesi në darkë, të trasmetohen pa pikën e vetëpërmbajtjes dhe turpit reklama për: sallone bukurie vajzash 3-6 vjeç, trajtime estetike dhe veshje të modeluara pasarele për minorenë, me pedikyre, shpëlarje, pudrosje, manikyre dhe tualetosje parapërgatitore për festa mondane ditëlindjesh high-class të llojit medemek-borgjezi kodërdiellore; që nuk i lënë fëmijët ta jetojnë moshën e tyre, me lodrimet dhe edukimin që u venë përshtat, por që në bashkëpunim me prindër (të cilët, s’do mend janë) hajvanë, i kukullosin dhe parafabrikosin të vegjëlit si miniatura gomerësh të paguar nga televizionet shqiptare për t’u përputhur dhe për t’u sjellë si princër e princesha Versaje apo Sohoje, ndërkaq që mbeten shimpaze të pagdhendur Blloku dhe Place; e po thosha, të gjitha këto nuk janë vetëm dëshmi kohërash të populluara nga debilë dhe anadollakë, por edhe të yshtura nga pedofilë të ndyrë.

/Burimi: dosja.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *