Alternime vranësirash dhe kthjellimesh, parashikimi i motit për nesër

Ditën e premte moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Reshjet e izoluara të shiut gjatë mesditës me intensitet të ulët, do të përfshijnë veriun dhe qendrën e vendit. Dëborë e dobët parashikohet në lartësitë mbi 800m në veri.

Era parashikohet të fryjë verilindje-perëndim e lehtë e hera-herës mesatatre, kryesisht përgjatë vijës bregdetare. Valëzimi në dete i forcës 4 dhe 5 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -3°C deri në 9°C

zonat e ulëta 1°C deri në 14°C

zonat bregdetare 3°C deri në 14°C

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *