Alarmi i ekspertit: Çfarë buke hanë banorët e Tiranës?! Nuk myket, as milingonat nuk e mbledhin… Askush nuk e kontrollon  

Në kryeqytet prej disa kohësh çmimi i bukës është shtrenjtuar dhe nga 80 lekë që duhet të shitej një bukë masive 1 kg, ajo tashmë tregtohet nga furrat që e prodhojnë për 100 lekë.

Por këto të fundit përveç se janë transformuar që të gjitha në pastiçeri që prodhojnë e tregtojnë ëmbëlsira dhe akullore, vijojnë të kenë një fitim kolosal edhe nga buka.

Por megjithëse në kryeqytet buka është shtrenjtuar edhe pse ushqimi bazë për tryezën e varfër të shqiptarëve, problemi nuk është ky.

Ajo që është konstatuar nga shumë individë kohët e fundit është buka aspak cilësore dhe jo e ushqyeshme. Kjo gjë është bërë shpesh objekt i kronikave televizive dhe lajmeve të portaleve, por askush nuk e ka çarë kokën për bukën.

Animals Ants Work Bread - Free photo on Pixabay

Së fundi një inxhinier ushqimor ka bërë një eksperiment fare natyral me bukën që blihet në dyqanet-pastiçeri në kryeqytet për çmime të ndryshme.

Nga eksperimenti që ai ka kryer në shtëpinë e tij dhe e ka ndarë ekskluzivisht për “Priza.al”, kanë dalluar dy dukuri që vite më parë ishin krejt normale në shtëpitë e kujtdo.

Sipas “eksperimentit” natyral, buka që blihet në Tiranë edhe pse mbahet për ditë të tëra në dollapë apo mbajtëset e bukës, nuk zë myk por vetëm thahet e forcohet duke u bërë si një copë dërrasë.

Beschimmeld brood: dit is wat er met je lichaam gebeurt als je het 'goede' gedeelte eet

Fenomeni tjetër është ai që edhe kur buka që blihet në Tiranë u hidhet shpendëve apo kafshëve shtëpiake, apo nuk e hanë por e refuzojnë. Madje inxhinieri ushqimor e vijoi më tej këtë eksperiment edhe me insektet.

Ai e thërrmoi një copë bukë të tharë dhe ua hodhi pranë një kolonie milingonash, por as ato nuk reaguan siç bënin dikur duke mos e mbledhur atë.

Inxhinieri i tha “Priza.al” se kjo tregon qartë se buka që gatuhet dhe prodhohet në të gjitha furrat ka si origjinë mielli dhe esencat, të cilat janë një përzierje që nuk kanë aspak lidhje me bukën që bëhej 15-20 vite më parë.

Masa edhe për furrat: Buka të mos pritet - Limit.al

Pse shumë njerëz po e shmangin bukën

E zezë apo e bardhë, masive apo franxhollë, panine apo në çdo lloj forme dhe shijeje, buka që blihet në kryeqytet, po bëhet për herë e më problematike për konsumatorin.

Inxhinieri ushqimor që bëri këtë eksperiment të thjeshtë me bukën e përditshme, nuk morri guximin që të bëjë një analizë të substancave të saj në laborator, madje nuk dha as përkufizime si një mjek.

Por janë për herë e më të shumtë banorët në kryeqytet që po heqin dorë nga buka duke e zëvendësuar atë me produkte të tjera, për shkak të shqetësimeve që po u sjell në organizëm.

Janë gjithmonë e më të shumtë qytetarët e të gjitha moshave dhe gjinive që në Tiranë ankohen për shqetësimet në aparatin tretës dhe shumë persona këtë e lidhin me bukën.

Investigim/ Buka prodhohet me grurë për kafshët. Mielli, me cilësinë më të ulët në Europë | Gazeta Dita

Jo vetëm majaja por edhe mielli me të cilën bëhet kjo bukë, apo edhe ngjyrosësit e saj dhe esencat për shijen, kanë bërë që qytetarët edhe pse jo ekspertë, të kuptojnë se buka në Tiranë ka hile.

Ajo ka humbur jo vetëm peshën dhe vlerën, por edhe shijen, madje është bërë në shumë raste edhe e rrezikshme për organizmin.

Por deri tani institucione si ISHP-ja, AKU-ja apo edhe institucione të tjera, nuk janë marrë seriozisht me këtë problem, në një kohë që konsumatori është në mëshirë të prodhuesve dhe tregtuesve.

Buka e prerë në kohë pandemie, çfarë rrezikojmë? - Descript

Në supermarkete po shitet “bukë e jashtme”

Bukës së vendit dhe miellit të cilësisë së dobët që zhdoganohet dhe futet në vend, me të cilin prodhohet ushqimi i përditshëm i shqiptarëve, shumë individë po i shmangen me të paktën tre forma: duke bërë bukë shtëpie; duke e lënë fare si ushqim dhe zëvendësuar me të tjera produkte; duke e zëvendësuar me bukë supermarketi që vjen nga jashtë.

Buka e paketuar mund të zgjasë edhe 3 deri në 5 ditë pasi ka skaduar data e përdorimit, pa u mykur. Megjithatë edhe kjo duhet marrë me rezerva. Nëse bukës i ka kaluar afati, duhet ekzaminuar mirë para se ta konsumoni.

Por nëse buka është tharë, jo mykur, mund të piqet në furrë dhe të përdoret për gatime të ndryshme, më vonë.

Myku që shihet me sy është në fakt një organizëm i vetëm, që rritet prej sporeve. Buka mund të myket shumë shpejt, sepse në fakt ruhet në temperaturë dhome. Edhe ngrirja e bukës në frigorifer, mund ta ndalojë procesin e mykjes, por jo ta shmangë tërësisht atë.

Produktet e mykura të bukës duhet të hidhen, sepse ngrënia e tyre mund të shkaktojë përzierje, të vjella dhe probleme me sistemin e frymëmarrjes.

Disa bukë në një ëndërr. Çfarë ëndrrash të bukës: të freskëta ose myk

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *