Aksidenti tragjik me 2 viktima në Durrës, arrestohet shoferi në spital (Detaje)

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur orët e para të së dielës ku si pasojë humbën jetën 2 persona.

Policia ka arrestuar të riun nga Durrësi që ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Të rinjtë po udhëtonin drejt kryeqytetit dhe dyshohet se shpejtësia në drejtim është shkak i aksidentit, po nuk përjashtohet as ndonjë rrethanë e pazakontë në rrugë që e ka detyruar shoferin të devijojë dhe të humbasë kontrollin mbi drejtimin e mjetit.

Arbër Tivari nga Durrësi ka qenë duke drejtuar automjetin tip Ford Ka me targë AA014ZE nga Durrësi në drejtim të Tiranës, kur ka dalë nga rruga duke marrë me vete edhe barrierën metalike anësore e cila është palosur brenda në kabinë. Si pasojë e këtij aksidenti kanë gjetur vdekjen pasagjeret të cilat udhëtonin me të në të njëjtin mjet.

Një nga viktimat e aksidentit është Silva Gjergji nga Rubiku, si dhe një shtetase tjetër, deri tani e pa identifikuar, rreth moshës 20-22-vjeç.

Drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të rënda dhe vetë në aksidentin që u regjistrua rreth orës 01.15 të mëngjesit të ditës sotme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *