Skandali me hartën e Kosovës në Botëror, Berisha: Serbia të përjashtohet urgjent! Dënoj heshtjen e vasalit të Vuçiç

Kreu i PD, Sali Berisha ka kërkuar përjashtimin e Serbisë nga kampionati botëror ‘Katar 2022’ pas shfaqjes së hartës së Kosovës në flamurin serb.

Përmes një postimi në facebook, Berisha dënon dhe atë që e cilëson si heshtjen e turpshme të kryeministrit Rama në lidhje me çështjen.

“Shpërthim racizmi antishqiptar i ekipit të ultranacionalist serb në Katar. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt primitiv të ekipit serbomadh të Beogradit dhe kërkoj përjashtimin e tyre urgjent nga kampionati. Dënoj heshtjen e turpshme të vasalit të Aleksander Vuçiçit, Edi Rama”, shkruan Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *