Aksidenti në Tiranë/ Shoferi i një prej automjeteve të përfshira: Në urban pashë shumë të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e “Shallvareve” në kryeqytet, ku një urban i linjës së Unazës është përfshirë në aksident me disa automjete të tjera.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona, tre prej të cilëve ndodhen në spitalin e Traumës. Në një prononcim për mediat, një prej shoferëve të mjeteve që u përfshi në këtë aksident tregoi se ishte i shokuar pas përplasjes.

“Dola mora pak veten, se nuk e kuptova çfarë ndodhi, vetëm mbaja këmbën në frena. Me sa pash në autobus kishte shumë të plagosur. Shoferi i autobusit ishte shumë i tronditur, tek të 60-at ishte,  e pashë që ishte i shokuar, a ishte me alkool, a me tension, a me zemër, ta shofim” – tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *