Policia jep detajet e aksidentit masiv, shoferi i autobusit ka rezultuar…

Policia e kryeqytetit ka bërë të ditur zyrtarisht se nëntë është numri i personave që kanë mbetur të lënduar pasi autobusi urban i linjës së ‘Unazës’ është përplasur me disa automjete të tjera. Në njoftimin e bluve tregohen inicialet dhe mosha e të plagosurve.

Shoferi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak minuta më parë, ku rreth orës 11:35, në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete, ju sqarojmë se:

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit: A. Xh., 63 vjeç, (drejtuesi i autobusit), M. S., 35 vjeçe; G. P., 27 vjeç dhe V. P., 27 vjeç; O. G., 52 vjeç dhe J. C., 31 vjeçe, D. N., 27 vjeç, K. A., dhe E. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *