Aksident në ‘Lezhë-Laç’/ Përplasen dy motoçikleta, një i plagosur

Një aksident i rëndë është raportuar në superstradën Lezhë-Laç mëngjesin e sotëm, 30 maj.

Dy motoçikleta janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i njërës prej tyre.

Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës, ndërsa policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *