WhatsApp bën ndryshimin e radhës

WhatsApp është një nga aplikacionet më të njohura të komunikimit me video, por përdoruesit e tij ende nuk mund ta ndajnë ekranin e pajisjes së tyre me njerëzit me të cilët po flasin.

WABetaInfo shkruan se kjo po ndryshon dhe se aplikacioni do të bëjë të mundur ndarjen e ekranit gjatë telefonatave video që aktivizohet kur përdoruesi prek një ikonë të re që do të shfaqet në menunë e kontrollit të thirrjeve.

“WhatsApp do të ketë akses në të gjitha informacionet që janë të dukshme në ekranin tuaj gjatë regjistrimit ose transmetimit. Kjo përfshin informacione të tilla si fjalëkalimet, detajet e pagesës, fotot, mesazhet dhe audion që transmetohet në atë kohë”, thuhet në paralajmërimin që shoqëron funksionin e ri.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *