Aksident në Lezhë! Kamioni përplas autobusin me pasagjerë, lëndohet një fëmijë

Një aksident i rëndë që mund të kishte pasoja fatale ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Një autobus me pasagjerë është aksidentuar me një mjet të tonazhit të rëndë, trajleri dhe ka dalë nga rruga.

Mësohet se është lënduar një fëmijë që është dërguar për mjekim në spital. Mësohet se ka qenë trajleri që ka goditur nga pas autobusin.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për aksidentin.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *