Aksident në hyrje të Fierit, 3 persona të plagosur

Një aksident ka ndodhur në hyrje të Fierit pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur afër urës Mbrostar. Mësohet se një automjet tip “Benz” dhe një tip “Fiat” janë përplasur me një kamion.

Nga përplasja janë dëmtuar 3 persona të cilët janë dërguar në spital. Dëmet janë të shumta. Për shkak të përplasjes në disa minuta është krijuar edhe trafik në këtë aks rrugor.

Ardhja e forcave të policisë më pas ka bërë të mundur hapjen e trafikut në këtë sene. Gjithashtu efektivët e Policisë janë duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *