Mblidhet Kryesia e PS-së, në fokus Asambleja

Partia Socialiste ka mbledhur kryeesinë pasditen e sotme ku në fokus të diskutimeve janë kandidaturat për President të Republikës.

Gjithashtu në fokus do të jetë edhe Asambleja e cila do të mbahet ditën e shtunë, ku synohet ratifikimi i një sërë vendimesh të artikuluara në Kongres.

Këto vendime kanë të bëjnë si me ndryshimet statutore ashtu dhe me ndërprerjen e mandatit të kryetarëve të degëve të bashkive të PS, ndërprerje që do t’i hapë rrugë zgjedhjeve për kryetarë të rinj. Siç edhe është vendosur më herët në Kongresi, do të vijohet me procesin e zgjedhjeve pasi do të miratohet ndërprerja e mandatit të kryetarëve aktual të degëve të PS në 61 bashkitë e vendit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *