Aksident masiv në Itali, raportohet për viktima dhe të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhi rreth orës 04:00 në autostradën Napoli-Canosa, në zonën e Avellino-s, në drejtim të Napolit.

Mediat italiane raportojnë se një autobus me 38 turistë pasagjerë ka dalë nga rruga, pasi dy mjete që udhëtonin para tij janë përplasur, dhe shoferi i autobusit ka tentuar të devijojë.

Autobusi ishte nisur për në Romë kur u gjend pas dy makinave, të cilat u përplasën. Tre makina të tjera, të cilat po ndiqnin autobusin, përfunduan duke goditur makinat e ndaluara në mes të rrugës.

“Të gjithë pasagjerët ishin në gjumë. Ajo që na zgjoi ishte frenimi i fortë dhe më pas përplasja kur u përplasëm me makina para se të përfundonim në shkëmb ”, tha një nga pasagjerët e autobusit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *