4 persona tentojnë grabitjen e një biznesi, arratisen kur…

Në orët e para të mëngjesit të sotëm katër persona kanë tentuar të grabisin një biznes në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Policia bën me dije se pas reagimit nga rojet e sigurisë, ata janë larguar me shpejtësi, duke përfituar edhe nga errësira.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, 4 persona ende të paidentifikuar, kanë tentuar të vjedhin me dhunë në një biznes privat (biznes për prodhimin dhe shitjen e betonit).

Për shkak të reagimit të shërbimit privat të sigurisë dhe mbështetjes dhe reagimit të menjëhershëm të Policisë, personat nuk kanë mundur të realizojnë vjedhjen dhe duke përfituar nga errësira janë larguar.

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike dhe vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *