Aksident i dyfishtë në Korçë, plagosen 5 persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në Korçë, ku për psojë janë plagosur 5 persona.

Mësohet se automjetet tip “Volksëagen Golf” dhe furgon “Sprint” janë përplasur me njëra-tjetrë, ku për pasojë janë dëmtuar dy shoferët e mjeteve dhe pasagjerët.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Sovjan, Maliq, shtetasi A. M., duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen Golf” është përfshirë në aksident me shtetasin B. H., i cili ishte duke drejtuar mjetin furgon “Sprint”. Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, si dhe shtetasit Gj. M., A. M. dhe M. M., 51 vjeçe, pasagjerë në mjetin tip “Volksëagen”. 51-vjeçarja u dërgua në Tiranë, për mjekim të specializuar, ndërsa shtetasit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *