Pogradec/ U kap me 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu

Një 27-vjeçar është arrestuar në Pogradec, pasi u kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.

Shtetasi me iniciale R.D., akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri 193”.

Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. D., 27 vjeç, banues në Bulqizë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Leshnicë, automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin R. D., të cilit i kanë bërë shenjë që të ndalonte, pasi kishin dyshime se po transportonte emigrantë të paligjshëm.

Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi. Punonjësit e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij dhe arrestimin e drejtuesit, shtetasit R. D., i cili po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit.

Nga ana e Policisë po punohet për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë rast.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *