A është Erdogan i padëshiruar nga Perëndimi? Presidenti Turk zgjedh “Haiga Sophia” për ti vënë kapak fushatës

Axhenda e Presidenti Turk Rexhep Tajip Erdogan për mbylljen e fushatës elektorale në Turqi do të mbahet mes lutjeve në një nga monumentet më historike  të Stambollit, në xhaminë Haiga Sophia.

Ky monument kulture u bë objekt i një retorike të ashpër mes Lindjes dhe Perëndimit kur Presidenti aktual turk mori vendimin në 2020 për shëndërrimin e saj nga Kishë në Xhami.

Ai e komentoi këtë lëvizje të tij si një përgjigjie të ashpër kundrejt perëndimit.

“I gjithë Perëndimi ishte çmendur! Por e bëra!”, u mburr ai duke iu referuar shndërrimit të Hagia Sofisë në xhami.kili.

Erdogan, në pushtet që nga viti 2003, u zotua dje se do të respektojë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, ku përfshiheshin 64 milionë votues, duke e quajtur pyetjen “marrëzi absolute”.

“Ne erdhëm në pushtet përmes rrugës demokratike, me mbështetjen e popullit tonë: nëse vendi ynë merr një vendim tjetër, ne do të bëjmë atë që kërkon demokracia. Nuk ka asgjë tjetër për të bërë”, tha ai dukshëm i zemëruar gjatë një interviste televizive që u transmetua njëkohësisht nga shumica e rrjeteve televizive turke.

Megjithatë, frika e dhunës mbetet në qytetet e mëdha të Turqisë pas një sërë incidentesh në ditët e fundit të një fushate zgjedhore shumë të polarizuar që detyruan kandidatin e opozitës turke Kemal Kilicdaroglu të veshë një jelek antiplumb gjatë mitingjeve përfundimtare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *