Kosovë/ Autobusi me nxënës përplaset me kamionin dhe një makinë, të paktën 30 persona të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Vragoli në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, ku janë përfshirë një autobus me nxënës, një kamion dhe një makinë.

Të paktën 30 persona kanë mbetur të lënduar.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t’u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin”, thuhet në njoftim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *